Pentagoni dërgon sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Pentagoni dërgon sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në Ukrainë

Sipas zyrtarëve amerikanë sistemet janë marrë nga vendet partnere të NATO-s dhe janë "në rrugë", për në Ukrainë.

Përderisa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të sotëm pritet t'i kërkojë Kongresit ndihmë të mëtejshme ushtarake për vendin e tij, SHBA dhe aleatët e saj në NATO njoftojnë për dërgimin e një sistemi raketash tokë-ajër në Ukrainë.

CNN citon një zyrtar të lartë amerikan,që thotë se këto sisteme shtesë përfshijnë sistemet e mbrojtjes ajrore mobile të epokës sovjetike SA-8, SA-10, SA-12 dhe SA-14.

Sistemet kanë një rreze më të ulët lartësie se sistemi S-300, të cilin Ukraina e ka kërkuar, por që lanë kanë një rreze më të lartë se raketat Stinger  me të cilat Ukraina është furnizuara më parë.