Ukraina kundërshton modelin e neutralitetit të propozuar nga Rusia
Ukraina ka thënë se dëshiron që siguria e saj të garantohet nga forcat ndërkombëtare, duke hedhur poshtë propozimet e Rusisë që të miratojë një status neutral të ngjashëm më atë të Austrinë apo Suedisë.
Mykhailo Podolyak, këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se qeveria e vendit kundërshton idenë e përhapur nga Rusia se Ukraina duhet të aplikojë model suedez ose austriak të neutralitetit.
Podolyak ka thënë se Ukraina tani është në luftë me Rusinë dhe modeli i sigurisë "mund të jetë vetëm ukrainas" me "garanci sigurie të njohur ligjërisht dhe jo ndonjë model apo opsion tjetër."
Deklarimi Podolyak vjen pasi presidenti Volodymyr Zelensky në një deklarim të mëhershëm la se nuk pret që vendi i tij të anëtarësohet më shpejt në NATO. Aspirata e Kievit për të qenë pjesë e NATO-s ishte ndër arsyet që lideri rus Vladimir Putin përmendi në përpjekjet për të justifikuar agresionin e tij në Ukrainë.























