13:47 / 16.03.2022
Të paktën 10 të vrarë në qytetin ukrainas Chernihiv
Pamjet e regjistruara tregojnë se 10 persona u vranë nga një predhë në qytetin Chernihiv, derisa po prisnin në radhë për të marrë bukë.
Një predhë e hedhur nga forcat ruse ka lënë të paktën 10 persona të vrarë në qytetin Chernihiv në Ukrainë.
Pamjet nga një video tregojnë trupa të pajetë në tokë, por imazhet nuk janë krejtësisht të qarta, përderisa reporterët lokalë kanë thënë se nga sulmet kanë mbetur të vrarë të paktën 10 persona.
Një video e publikuar nga CNN tregon se raketa u hodh mbi një grumbull civilësh që po prisnin në radhë më të marrë bukë.























