Zelensky flet para Kongresit amerikan, forcat ruse i afrohen Kievit
Dërgimi i aeroplanëve në Ukrainë ende ndan ligjvënësit amerikanë që shqetësohen se kjo mund të konsiderohet si përshkallëzim nga dhe çojë në luftë Amerikën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbajti një fjalim virtual para anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërkoi më shumë ndihmë ushtarake amerikane për të frenuar agresionin rus.
Kërkesa e tij vjen në kulmin e presionit të Ukrainës për të ofruar më shumë ndihmë ushtarake për vendin që është goditur rëndë nga Rusia.
Në fjalimin e tij, që u prit me ovacione të mëdha nga ligjvënësit e të dy taborreve politike, Zelensky i bëri një thirrje direkte për ndihmë presidentit Bidenit duke thënë , "të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes".
Zelensky ka thënë në Kongres se kryeqyteti, Kiev është "nën sulme ajrore nga trupat ruse. "Tani fati i vendit tonë po vendoset", ka thënë ai.
"Në kohën më të errët për vendin tonë, për të gjithë Evropën, ju bëj thirrje të bëni më shumë. Duhen sanksione të reja, vazhdimisht, çdo javë derisa të ndalojë makina ushtarake ruse”, ka thënë Zelensky.
Duke kujtuar fjalimin e famshëm të Martin Luther King, Zelensky gjithashtu tha se ka një ëndërr.
"Unë kam një ëndërr", - këto fjalë janë të njohura për secilin prej jush. Sot, mund të them, kam një nevojë. Të mbroj qiellin tonë. Kam nevojë për vendimin tuaj, ndihmën tuaj, që do të thotë të njëjtën gjë. Kam një ëndërr".
CNN raporton se përderisa Zelensky po bënë thirrje që SHBA të ndihmojë që Ukraina të shpallet zonë e ndaluar fluturimit, për të mbrojtur civilët, forcat ruse po avancojnë drejt Kievit.























