Të rinjtë rusë kundër luftës ikin në shtete fqinje
BKT
   Ukraina

Të rinjtë rusë kundër luftës ikin në shtete fqinje

Vetëm javën e kaluar më shumë se 25,000 qytetarë rusë janë larguar në Gjeorgji, ndërsa të tjerët po largohen për në Armeni, Turqi, Finlandë ose Uzbekistan.

Mijëra qytetarë rusë gjatë javëve të fundit kanë vendosur të largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës kundër Ukrainës dhe frikës për imponimin e një ligji të ri ushtarak në vend.

BBC raporton se më shumë se 25,000 qytetarë rusë janë larguar vetëm javën e fundit në Gjeorgji, ndërsa shumë të tjerë po largohen për në Armeni, Turqi ose Finlandë. Një tjetër destinacion për shumë prej tyre është Uzbekistani.

Mediat në Uzbekistan raportojnë se shumica e të larguarve janë të rinj që duan t’i shmangen rekrutimit ushtarak