15:14 / 16.03.2022
Këshilli i Evropës përjashton Rusinë nga organi i të drejtave të njeriut
Pas 26 vitesh anëtarësim, Rusia është përjashtuar sot nga Këshilli i Evropës dhe nuk do të jetë më nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Komiteti i ministrave prej 47 vendeve anëtarë të Këshillit të Evropës ka njoftuar se nga sot Federata Ruse pushon së qeni anëtare e Këshillit të Evropës.
Rusia ka njoftuar se po tërhiqet nga Këshilli i Evropës, pas 26 vitesh anëtarësim, që nënkupton se nuk do të jetë më nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe qytetarët e saj nuk do të mund të paraqesin më kërkesa në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.























