Rusia thotë se takim Putin-Zelensky duhet të ketë vetëm për marrëveshje
BKT
   Ukraina

Rusia thotë se takim Putin-Zelensky duhet të ketë vetëm për marrëveshje

Ukraina hodhi sot poshtë propozimet ruse për një status të një vendi neutral, refuzoi të dorëzohej dhe u zotua do të luftonte dhe do të ndiqte penalisht "krimet e luftës" së Rusisë.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavroiv ka thënë se nuk ka pengesa për një takim mes presidentit Vladimir Putin dhe atij ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por sipas tij një takim i tillë do të bëhet vetëm për të nënshkruar një marrëveshje specifike.

“Nuk ka asnjë pengesë për një takimi të tillë, me mirëkuptimin se nuk do të ishte vetëm për hir të një takimi. Ky do të duhej të ishte për të nënshkruar marrëveshje konkrete, që aktualisht janë duke u përpunuar nga të dy delegacionet,"u tha Lavrov gazetarëve.