Biden shpallë edhe 800 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën
Paketa e ndihmës ushtarake amerikane përfshinë raketa antitank dhe më shumë nga armët mbrojtëse, përfshirë edhe raketa antitank Javelin dhe anti-ajrore Stinger.
Presidenti amerikan, Joe Biden, në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, po shpalos vendimin për një ndihmë shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë e Ukrainës, duke e çuar në total në 1 miliard dollarë ndihmën e dhënë vetëm javën e fundit.
Fjalimi i Biden pason adresimin në Kongres të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ku bëri thirrje për ndihmë më të madhe për Ukrainën e sulmuar nga Rusia, duke u thënë ligjvënësve amerikanë se "tani kemi nevojë për ju "duke kujtuar tragjeditë në historinë amerikane si sulmi në Pearl Harbor dhe sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001.
Zelensky gjithashtu iu drejtua Biden duke thënë se "të jesh lider i botës do të thotë të jesh lider i paqes", ka thënë Zelensky një fjalimin që u prit me ovacione nga ligjvënësit e dy partive politike.
Paketa e ndihmës ushtarake amerikane përfshinë raketa antitank dhe më shumë nga armët mbrojtëse, përfshirë edhe raketa antitank Javelin dhe anti-ajrore Stinger.
Ndihma, sidomos avionët ushtarakë mund të ndalohen në rast të shpalljes së Ukrainës zonë të ndalim-fluturimit që Zelensky ka thënë është e nevojshme për shpëtuar popullatën civile.























