Putin: Nuk kemi nevojë të shtypim para për të përballuar sanksionet
BKT
   Ukraina

Putin: Nuk kemi nevojë të shtypim para për të përballuar sanksionet

Në një fjalim në mbledhjen e qeverisë Putin ka thënë se nëse Perëndimi mendon se Rusia do të tërhiqet, atëherë nuk e kupton mirë Rusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se Perëndimi nuk do të ketë sukses në atë që ai e quajti përpjekje për  dominim global dhe për të copëtuar Rusinë.

Ai ka theksuar se sanksionet e krijuara për të goditur ekonominë e Rusisë  nuk mund ta godasin tërësisht dhe “banka qendrore nuk ka nevojë të printojë para ngase vendi ka burime të mjaftueshme financiare”.

“Ekonomia dhe biznesi ynë i kanë të gjitha burimet e nevojshme për të përmbushur  objektivat e vendosura, vetëm duhet t’i mobilizojmë”, ka thënë Putin.