Ukraina lidhet me rrjetin kryesor evropian të energjisë elektrike
BKT
   Ukraina

Ukraina lidhet me rrjetin kryesor evropian të energjisë elektrike

Presidenti Volodymyr Zelensky në një postim në Twitter ka thënë se energjia po shkon nga Ukraina në BE dhe anasjelltas, përmes Rrjetit Evropian Kontinental.

Ukraina është lidhur me rrjetin kryesor evropian për energjinë elektrike, duke e ndihmuar atë për të përballuar ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga dëmet e  sulmeve ruse.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ishte mirënjohës për zyrtarët e lartë të BE-së që bënë të mundur lidhjen në rrjetin evropian.

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula Von der Leyen deklaroi sot se vendimi do të bëjë " që të ketë drita dhe shtëpi të ngrohta në këto kohë të errëta”.

Moldavia, e cila kufizohet me Ukrainën, është kyçur gjithashtu në rrjetin evropian.