17:03 / 16.03.2022
NATO sërish refuzon ta shpallë Ukrainën zonë të ndalim-fluturimit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka thënë se aleanca është e vendosur të mos përshkallëzojë luftën me Rusinë.
Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtarë të NATO-s në takimin e sotëm janë pajtuar në mbështetjen e aleancës për Ukrainën, por jo edhe për t’iu përgjigjur kërkesës së Kievit për ta shpallur vendin e sulmuar nga Rusia zonë të ndalim-fluturimit.
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, sekretari gjeneral i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel tha se nuk do të ketë "dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë. “ Ky është një qëndrim unifikues i aleatëve tanë", ka thënë Stoltenberg.























