Bombardohet teatri në Mariupol, aty po strehoheshin rreth 1200 civilë
Ende nuk dihet fati i viktimave në qytetin më të shkatërruar në Ukrainë, Mariupol, pas sulmit rus në teatrin e qytetit i cili po strehonte mbi 1000 civilë.
Zyrtarët e Mariupolit thonë se një aeroplan rus hodhi një bombë në teatrin e qytetit, ku ishin duke u strehuar rreth 1200 civilë. Ata thonë se Rusia qëllimisht dhe në mënyrë cinike goditi teatrin madh të epokës sovjetike në qendër të qytetit.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës e quajti atë "një tjetër krim të tmerrshëm lufte", duke thënë se ishte e pamundur që Rusia të mos e dinte se vendi ishte një strehë civile.
Sulmi është një nga të shumtët ndaj ndërtesave civile që po shënjestrohen nga Rusia në qytete anembanë Ukrainës gjatë ditës. Ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar të ketë sulmuar teatrin.
Më heret gjatë ditës së paku 10 civilë që prisnin në radhë për bukë në qytetin verior të Chernihiv u vranë nga bombardimet ruse.























