Vritet gjenerali i katërt rus në Ukrainë
Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelensky thotë se një tjetër gjeneral rus është vrarë gjatë luftimeve.
Ai nuk e përmendi emrin e oficerit, por një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës tha se gjeneralmajor Oleg Mityaev ishte vrarë nga Batalioni i ekstremit të djathtë Azov.
Mediat ukrainase raportojnë se Gjenerali Mityaev u vra afër Mariupolit.
Ai është gjenerali i katërt që thuhet se është vrarë, duke bërë që disa të pyesin pse anëtarë të tillë të lartë të ushtrisë ruse janë kaq afër vijës së parë.
Analistët besojnë se rreth 20 gjeneralë janë duke udhëhequr operacionet ruse në Ukrainë, që do të thotë se nëse të gjitha vdekjet e raportuara konfirmohen, një e pesta e gjeneralëve rusë janë vrarë në aksion.
Me humbje kaq të larta, disa ekspertë besojnë se gjeneralët nuk kanë qenë thjesht në vendin e gabuar në kohën e gabuar, por se Ukraina duket se po synon oficerët rusë të nivelit të lartë.
Në deklaratë për Wall Street Journal, një person në rrethin e brendshëm të Presidentit Zelensky, tha se Ukraina kishte një ekip të inteligjencës ushtarake të përkushtuar në shënjestrimin e klasës së oficerëve të Rusisë.
“Ata kërkojnë gjeneralë të profilit të lartë, pilotë, komandantë artilerie”, tha personi për WSJ./S.Kelmendi























