09:15 / 17.03.2022
Zelensky u drejtohet deputetëve gjermanë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t`u drejtohet ligjvënësve gjermanë të enjten, në përpjekjen e tij të fundit për të ndikuar përmes tyre në demokracitë perëndimore mbi luftën në Ukrainë.
Pushtimi rus nxiti me shpejtësi kancelarin gjerman Olaf Scholz të shpallte mbështetjen për Ukrainën. Ai gjithashtu rriti shpenzimet gjermane të mbrojtjes dhe dërgoi armë në Ukrainë.
Sondazhet sugjerojnë se shumë gjermanë mbështesin thirrjen e Zelensky për ndalimin e energjisë ruse, por ministrat e naftës kanë thënë se heqja graduale e përdorimit të gazit rus nuk do të jetë e menjëhershme. Megjithatë, tashmë ekziston një plan për të ndaluar importin e qymyrit rus.























