Hungaria pret valë refugjatësh nga java e ardhshme
BKT
   Ukraina

Hungaria pret valë refugjatësh nga java e ardhshme

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka thënë se ai pret të një "valë më të madhe refugjatësh" në javën e ardhshme nga Ukraina.

Në videon e tij të postuar në Facebook gjatë një vizite në pikëkalimit afër kufirit të Hungarisë me Ukrainën dhe Rumaninë, Orban tha se më shumë roje kufitare do të vendosen atje javën e ardhshme për të trajtuar fluksin e shtuar.

Deri më 14 mars, rreth 263,888 ukrainas kishin kaluar kufirin për në Hungari, sipas mbikqyrësit të të drejtave të njeriut të OKB-së.

Të mërkurën, një këshilltar i Orban tha për mediat hungareze se zyrtarët prisnin të merrnin mbi 900,000 refugjatë deri në fund të luftës.

Megjithatë, numri i refugjatëve që arrijnë në Hungari ka rënë ndjeshëm gjatë javës së kaluar.