Ukraina shpreson të hapë korridore humanitare
BKT
   Ukraina

Ukraina shpreson të hapë korridore humanitare

Zyrtarët ukrainas thonë se shpresojnë të hapin nëntë korridore humanitare nga disa qytete përgjatë vendit, përfshirë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Zëvendës/kryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk thotë se qeveria po shpreson që nga sot të hapin rrugë.

Kjo lëvizje po ndodhë një ditë pasi presidenti Zelensky tha se forcat ruse kishin shënjestruar qëllimisht teatrin në Mariupol, ku ishin të strehuar me qindëra njerëz.