Zelensky-Bundestagut: Ndihmat u vonuan për të ndalur luftën
BKT
   Ukraina

Zelensky-Bundestagut: Ndihmat u vonuan për të ndalur luftën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka përfunduar fjalimin e tij në Bundestagun gjerman në Berlin.

Ai e falenderoi Gjermaninë për ndihmën e saj, por megjithatë u tha ligjvënësve se përkrahja e tyre ‘ndodhi shumë vonë për të ndalur luftën’.

 “Pse shprehja ‘kurrë më’ nuk aplikohet? Cila është përgjegjësia historike e Gjermanisë ndaj Ukrainës sot?”, pyeti Zelensky.

Presidenti ukrainas kritikoi liderët gjermanë për interesat e tyre të biznisit në Rusi.

“Ne mund të shohim gatishmërinë e juaj që të vazhdoni të bëni biznis me Rusinë dhe tash jemi në mes të luftës së ftohtë”. Dhe prapë, ju dështuat ta shihni këtë. Ju vazhdoni ta mbroni veten pas një muri që ju pamundëson të shihni se nëpër çfarë po kalojmë ne”, tha Zelensky.

Ai përfundoi duke ftuar Gjermaninë të përfshihet ndaj agresionit rus dhe të vendosë sanksione më të ashpra mbi Moskën.

“Paqja është më e rëndësishme se të ardhurat”, u tha presidenti ukrainas deputetëve gjermanë.