11:14 / 17.03.2022
Pamjet e teatrit të Mariupol nga bombardimi
Fotot e mëposhtme paraqesin gjendjen para dhe pas shkatërrimit të teatrit të Mariupol ku banorët po strehoheshin nga bombardimi.

Autoritetet ukrainase thonë se streha e bombave në ndërtesë i rezistoi bombardimeve dhe tani po punojnë për të nxjerrë njerëzit jashtë.
Deputeti ukrainas Dmytro Gurin tha për BBC më herët se mbi 1000 njerëz ishin të strehuar në teatër në kohën e bombardimit.
Gurin tha se teatri ishte shënjestruar nga Rusia, përkundër mesazheve paralajmëruese se aty kishte fëmijë dhe shiheshin nga qielli.























