Luftimi i Putinit në të gjitha frontet kur agresioni i tij po zbehet
Fjalimi i presidentit rus, Vladimir Putin drejtuar popullit rus të mërkurën në mbrëmje ishte pothuajse i jashtëzakonshëm, vlerëson gazetari i BBC-së, Steve Rosenberg.
Duke folur nga Kremlini, ne pamë një president rus që po lufton në të gjitha frontet.
Lufta në Ukrainë apo ashtu si e quante ai, operacion special ushtarak, po shkon sipas planit. Sigurisht që ai arsyetonte akcionin ushtarak të Rusisë dhe e amballazhonte si akt të vetmbrojtjes.
Mirëpo, ai e di se gjithashtu ka një luftë brenda në shtëpi. Ai e di deri tash se vala e sanksioneve ndërkombëtare do t’i shkaktojë dhimbje masive ekonomike, si edhe trazira sociale.
Putin foli për rritjen e inflacionit dhe papunësisë. Kështu që, ai po kërkon për fajtorë që rusët mos ta fajësojnë atë kur fillon kriza ekonomike të ashpërsohet.
Dhe, fajtorët ai i ka zgjedhur. Ai denoncoi tradhtarët, kolumnistët dhe ‘llumat pro-perëndimorë’. Me fjalë të tjera, jemi ne kundër atyre, të mirët kundër të këqinjve.
Vladimir Putin po tenton të krijojë ndarje në shtëpi që ta lirojë veten nga përgjegjësia për pasojat e agresionit të tij në Ukrainë.
Momentalisht mund të presim dhe të shohim efektet e fjalimit të tij në shoqërinë sociale.























