Truss: Ka evidencë të fuqishme që Putin është "kriminel lufte"
Sekretarja britanike e jashtme, Liz Truss thotë se ka “evidencë tepër, tepër të fuqishme” që presidenti rus Vladimir Putin është “një kriminel lufte”.
Njësoj ishte deklaruar edhe presidenti amerikan Joe Biden para disa ditësh dhe u cilësua si eskalim e tensioneve diplomatike edhe më tej.
Truss, e pyetur për koment për një program të BBC-së, ajo thotë se nuk e ka menduar si gabim deklaratën e tij.
“Ka shumë evidencë të fuqishme që ai është kriminel lufte. Kjo, për arsye se ka po ashtu evidencë të fuqishme që krimet e luftës janë bërë në Ukrainë dhe Vladimir Putin është pas tyre”, tha ajo.
“Përfundimisht, kjo është një çështje për Gjyqin Ndërkombëtar Kriminal për të vendosur se kush është apo jo kriminel lufte dhe puna jonë është të sjellim evidenca dhe kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këtë moment, dhe atë po e bëjmë”, tha Truss.
Sekretarja britanike thotë se shteti i saj po “mbledh evidenca për t’u siguruar që Putin të japë llogari për këto krime”.























