Mbretëria e Bashkuar mbron hapësirën ajrore të Polonisë nga sulmet ruse
BKT
   Ukraina

Mbretëria e Bashkuar mbron hapësirën ajrore të Polonisë nga sulmet ruse

Mbretëria e Bashkuar do të vendosë sistemin raketor Sky Saber dhe 100 trupa në Poloni.

Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace njoftoi të enjten gjatë një vizite në Varshavë. Kjo vizitë erdhi ndërsa NATO po lëviz për të forcuar sigurinë e krahut të saj lindor pas agresionit të Ukrainës nga Rusia.

Wallace tha në një konferencë shtypi: "Ne do të vendosim sistemin e raketave anti-ajror Sky Saber me rreze të mesme veprimi në Poloni me rreth 100 trupa për t'u siguruar që ne të qëndrojmë përkrah Polonisë, duke mbrojtur hapësirën e saj ajrore nga çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia".