13:27 / 17.03.2022
Gazetarja kundër luftës: Jo të gjithë rusët janë të tillë
Gazetarja e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova qëu gjobit për veprimin e saj kundër luftës me 30,000 rubla (213 £), tha se e dinte se do të arrestohej.
Gazetarja e televizionit shtetëror rus, Marina Ovsyannikova, që organizoi një protestë kundër luftës gjatë një edicioni të drejtpërdrejtë, i ka thënë sot BBC-së se "nuk mund të qëndronte mënjanë".
"Unë me të vërtetë doja t'i tregoja audiencës perëndimore se rusët janë kundër luftës. Jo të gjithë rusët janë të tillë," ka thënë Ovsyannikova.
Ovsyannikova, e cila u gjobit për veprimin e saj kundër luftës me 30,000 rubla (213 £) sipas ligjeve ruse, tha se e dinte se do të arrestohej.























