Biden diskuton me homologun e tij kinez për Ukrainën
BKT
   Ukraina

Biden diskuton me homologun e tij kinez për Ukrainën

Presidenti amerikan do të diskutojë me homologun tij kinez agresionin rus në Ukrainë dhe mënyrat e menaxhimit të konkurrencës globale.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të ketë të premten një bisedë telefonike me udhëheqësin kinez Xi Jinping.

CNN raporton se në qendër të diskutimit të Biden me homologun  tij kinez do të jetë menaxhimi i konkurrencës mes dy vendeve si dhe pushtimin rus i Ukrainës.