Turqia kërkon një takim mes presidentëve Zelensky e Putin
BKT
   Ukraina

 Turqia kërkon një takim mes presidentëve Zelensky e Putin

Duke folur së bashku me Çavuşoğlu, në një konferencë të përbashkët shtypi në Lviv, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se kishin rënë dakord të fokusonin përpjekjet për një takim mes Putin dhe Zelensky.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka thënë pas një takimi me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba se presidenti Volodymyr Zelensky dhe lideri rus Vladimir Putin mund të takohen në kushtet e mundshme për zgjidhjen e konfliktit.

"Ekziston mundësia që të dy liderët të takohen nëse ka bazë për një marrëveshje, për çështjet që ne i shohim si afrim qëndrimesh. Ne thamë do të ishim të lumtur të ndërmjetësojmë", ka thënë Çavuşoğlu.

Kuleba i tha Çavuşoğlu se  Ukraina shpreson që Turqia do të ishte "mes vendeve" që mund të shërbente si një garantues i çdo marrëveshje paqeje.