15:51 / 17.03.2022
Agjencia Evropiane e Hapësirës pezullon misionin ruso-evropian "Mars"
Agjencia Evropiane e Hapësirës gjithashtu ka konfirmuar shkëputjen e të gjitha aktiviteteve të bashkëpunimit me Rusinë.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) njoftoi sot se ka pezulluar misionin ruso-evropian “Mars” për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
“Duke njohur ndikimin në eksplorimin shkencor të hapësirës, ESA vepron në përputhje me sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga shtetet e saj anëtare", tha ESA në një deklaratë.
ESA gjithashtu ka konfirmuar shkëputjen e të gjitha aktiviteteve të bashkëpunimit me Rusinë.
Pavarësisht pezullimit të misionit “Mars”, ESA tha se programi i Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor “vazhdon të funksionojë”.























