Forcat ruse vrasin 25 persona në Kharkiv
BKT
   Ukraina

Forcat ruse vrasin 25 persona në Kharkiv

Prokuroria rajonale në Kharkiv ka njoftuar se nga sulmet ruse janë vrarë 25 persona, por nuk ka specifikuar nëse të gjithë janë civilë.

 

Të paktën 25 persona janë vrarë sot dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm I forcave ruse në qytetin, Merefa afër qytetit jugperëndimor, Kharkiv në Ukrainë.

Në një njoftim të prokurorisë rajonale në Kharkiv thuhet se sulmi ka ndodhur sot në mëngjes dhe ka shkatërruar disa objekte civile.

CNN raporton se në ditët e fundit civilët kanë qenë në cak të sulmeve ruse, në Kharkiv, qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.