17:45 / 17.03.2022
Shkatërrohet gati 90% e qytetit Mariupol
Reuters raporton se radhë të gjata makinash po largohen nga Mariupol, disa me shenja në xhama me fjalën e shkruar në rusisht "fëmijë".
Më shumë se 30,000 njerëz raportohet të jenë larguar nga qyteti lindor, Mariupol, përderisa autoritetet në qytetin e rrethuar, thanë sot se gati 90% e ndërtesave në qytet janë shkatërruar nga bombardimet e përditshme të forcave ruse.
BBC citon deputetin, Lesia Vasylenko, që thotë se qyteti po "shkatërrohet nga qielli" duke bërë thirrje për ta vendosur Ukrainën në një zonë të ndalim- fluturimit.
Këshilli lokal vlerëson se më shumë se 350,000 njerëz janë ende të rrethuar nga forcat ruse, që kanë mbetur prej më shumë se dy javësh pa ngrohje, energji elektrike dhe pa ujë.























