18:11 / 17.03.2022
OKB thotë se më shumë se 3.2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë sot se javën e ardhshme pret të ketë një “valë më të madhe” të refugjatëve nga Ukraina.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka njoftuar sot se që nga sulmi rus në Ukrainë më shumë se 3.2 milionë njerëz janë larguar nga vendi.
Sipas të dhënëve të fundit të OKB-së, numri më i madh i të larguarve mbërrijnë në shtetet fqinje të Ukrainës, Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumania dhe Moldavi.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë sot se “lufta nuk po zbehet, por po përhapet. Ekziston rreziku që javën e ardhshme do të shohim ardhjen e më shumë njerëzve në Hungari”, ka thënë Orban.























