Forcat ruse bllokojnë operacionin e shpëtimit në Mariupol
BKT
   Ukraina

Forcat ruse bllokojnë operacionin e shpëtimit në Mariupol

CNN raporton se shumë njerëz po dalin të gjallë nga teatri i bombarduar në qytetin e rrethuar dhe nuk ende konfirmim për të vrarë.

Raporte kontradiktore vazhdojnë të vijnë nga qyteti Mariupol në Ukrainë pasi forcat ruse bombarduan  ndërtesën e teatrit të qytetit që po përdorej si strehë për qindra civilë.

Sipas zyrtarëve lokalë janë evakuar rreth 130 njerëz deri më tani, dhe përpjekjet për të nxjerrë mbijetuarit nga rrënojat në Mariupol po pengohen nga sulmet ruse dhe bllokimi i të gjitha shërbimeve në qytet.