19:34 / 17.03.2022
Scholz thotë se ndihet i obliguar t’i jap shans diplomacisë dhe ta ndihmoj
Kancelari gjerman ndjen një obligim të pashmangshëm për ta ndihmuar Ukrainën.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se ndihet i detyruar të bëjë gjithçka për t'i dhënë shans diplomacisë dhe për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë
Pas fjalimit të presidentit të Ukrainës ,Volodymyr Zelensky, në parlamentin gjerman, Scholz theksoi se ndjen një obligim të pashmangshëm për ta ndihmuar Ukrainën. “Jam "thellësisht i prekur nga ajo që tha Zelensky”.
Kancelari gjerman theksoi gjithashtu se konflikti është "lufta e Putinit" dhe se presidenti rus "bart përgjegjësinë e vetme për atë që po ndodhë".























