HRW: Forcat ruse kanë përdorë raketa me municion thërmues
Organizata joqeveritare, Human Rights Watch, ka bërë të ditur se në tre raste, brenda një periudhe një javore, forcat ruse kanë përdorë raketa me municion thërmues, apo bomba kasetore në qytetin Mykolaiv.
Kjo organizatë është bazuar në dëshmitë e gjashtë dëshmitarëve dhe e ka vërtetuar nga shumë video të publikuara në rrjete sociale. Raketat me bomba kasetore janë raketa të cilat brenda vetes kanë shumë nën-pajisje shpërthyese, e të cilat shpërthejnë në ajër duke i shpërndarë ato në një rajon më të gjerë.
Agjencia Evropiane e Hapësirës ka pezulluar programin për Marsin, i cili po zhvillohej në bashkëpunim me agjencinë ruse të hapësirës Roscosmos.
“Do të jetë e pamundur të vazhdojmë bashkëpunimin me agjencinë ruse në misionin ExoMars, i cili qëllim ka hulumtimin e mëtejmë në sipërfaqen e Marsit”, thuhet në deklaratën e Agjencisë Evropiane, të publikuar në portalin e vet.























