Një i vrarë nga sulmi në Kiev
BKT
   Ukraina

Një i vrarë nga sulmi në Kiev

Një person është vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur, pasi mbetjet e një rakete të rrëzuar ruse ranë në një ndërtesë banimi në pjesën veriore të Kievit, kanë thënë shërbimet e emergjencave.

Në njoftimin e tyre thuhet se 12 njerëz janë shpëtuar dhe 98 janë evakuuar nga ndërtesa pesë-katëshe.

BBC njofton se zjarrëfikësit kanë provuar ta ndalin zjarrin, në ndërtesën e shkatërruar pothuajse plotësisht. Përpjekjet e ekipeve shpëtimtare po vazhdojnë ende.