10:17 / 18.03.2022
Reali pas super-talentit të Flamengos
Talenti i Flamengos, Matheus Franca raportohet se është prioritet i klubit të madh spanjoll, Real Madrid.
Klubi madrilen është duke menduar që në skuadër të sjellë disa përforcime në afatin kalimtar të verës.
Matheus Franca sipas medieve spanjolle, është synim i skuadrës ‘merenguese’, shkruan RTKLive.com.
Ky transferim mund të realizohet pasi që Real Madridi ka marrëdhënie të mira si ne rastin e Vinicius Junior, i cili kohë më parë ishte transferuar në ‘Bernabeu’ pikërisht nga Flamengo. /F.BYTYQI/























