10:44 / 18.03.2022
Shpërthime në afërsi të Lvivit
Banorët e Lvivit kanë thënë për BBC-në se kanë dëgjuar një varg shpërthimesh mëngjesin e sotëm, dhe më pas kanë parë një shtëllungë tymi të dendur nga pjesët periferike të qytetit.
Kryetari i Lvivit ka thënë se raktetat ruse kanë goditur zonën në afërsi të aeroportit, duke goditur një fabrikë për riparim të aeroplanëve, por jo edhe aeroportin.
Nuk njoftohet për të lënduar nga këto shpërthime.
Këto sulme janë shumë shqetësuese, ka thënë ministri britanik i Forcave të Armatosura, James Heappey.























