11:00 / 18.03.2022
Marrëveshje për nëntë korridore evakuimi
Qeveria ukrainase njofton për një marrëveshje për evakuim të banorëve përmes nëntë korridoreve të evakuimit, nga qytetet që po sulmohen rëndën nga forcat ruse.
Një nga korridoret lidhë qytetin e rrethuar të Mariupolit me Zaporizhzhian, e cila është ende nën kontrollin e Ukrainës.
Zëvendës kryeministrja Iryna Vereshchuk ka thënë se ka plane për të dhënë ndihma humanitare në qytetet në juglindje të Kharkivit.
Sipas saj, pothuajse 800 vetura private kanë lëshuar Mariupolin të enjten, me më shumë se 2,000 njerëz në to. Ata kanë lëshuar Mariupolin dhe kanë arritur në Zaporizhzhia në mesnatë.























