Kremlini e quan “çmendi” ndalesën nga Ofcom
BKT
   Ukraina

Kremlini e quan “çmendi” ndalesën nga Ofcom

Ofcom, Rregullatori i Komunikimeve në Britani të Madhe, e ka anuluar liçencën e kanalit rus, Russia Today, në Britani të Madhe.

Këtë vendim Kremlini e ka quajtur “çmendi”, raporton Reuters.

Ofcom tha më herët përmes një deklarate se nuk ishte i kënaqur me Russia Today dhe obligimet e një transmetuesi të përgjegjeshëm.