11:42 / 18.03.2022
Një i vrarë e 11 të plagosur në Kharkiv
Një person është vrarë dhe 11 janë lënduar, si pasojë e bombardimeve në një institucion të edukimit të lartë dhe në ndërtesa banimi në Kharkiv, kanë thënë shërbimet e emergjecës.
Si pasojë e sulmit është dëmtuar ndërtesa gjashtë katëshe e edukimit, bashkë me dy blloqe apartamentesh në afërsi.
Punëtorët e emergjencave kanë arritur ta ndalin zjarrin dhe po punojnë në rrënoja për ta shpëtuar një person që ka mbetur mbrenda.























