Shqetësime lidhur me funizimin e ushqimeve në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Shqetësime lidhur me funizimin e ushqimeve në Ukrainë

Programi Botëror i Ushqimit ka thënë se zixhiri i furnizimeve ushqimore në Ukrainë është duke kolapsuar, pasi një pjesë e infrastruktës është shkatërruar dhe shumë shitore ushqimore e dyqane të tjera tani janë të zbrazëta.

Jakob Kern, koordinator për Emergjenca në Ukrainë, në kudër të Programit Botëror të Ushqimit, ka shprehur shqetësim lidhur me situatën me qytetet e rrethuara, sikurse Mariupoli, duke theksuar se furnizimet po harxhohen dhe se konvojet me ndihma të këtij programi nuk kanë pasur mundësi të hyjnë në qytet.