12:05 / 18.03.2022
Nga teatri i bombarduar në Mariupol janë shpëtuar 130 njerëz
Ombudspersoni ukrainas, Lyudmyla Denisova ka thënë se 130 njerëz janë shpëtuar deri më tani nga rrënojat e teatrit në Mariupol, i cili u godit nga sulmet ajrore ruse të mërkurën.
Në një adresim televiziv, Denisova tha se puna e ekipeve të shpëtimit po vazhdon ende në terren, në teatrin e rrënuar ku shumë njerëz po strehoheshin në kohën kur u godit ndërtesa.























