12:26 / 18.03.2022
Pasoja të mëdha ekonomike nga lufta në Ukrainë
Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe huadhënësit më të mëdhenj në botë kanë paralajmëruar për pasoja të gjera ekonomike nga lufta në Ukrainë dhe janë shprehur “të tmerruar” me “katastrofën shkatërruese humanitare”.
“E gjithë ekonomia globale do t’i ndjejë efektet e krizës përmes rritjes së ngadaltë, pengesave tregtare dhe inflacionit të lartë”, thuhet një një deklaratë të përbashkët, përfshirë edhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.























