Ukraina thotë se që nga fillimi i luftës ka vrarë 14. 200 ushtarë rusë
BKT
   Ukraina

Ukraina thotë se që nga fillimi i luftës ka vrarë 14. 200 ushtarë rusë

Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se që nga fillimi agresionit rus janë vrarë rreth 14,200 ushtarë rusë janë vrarë.

Sipas një deklarate të ushtrisë ukrainase krahas 14. 200 ushtarëve të vrarë gjithashtu janë shkatërruar  93 avionë, 112 helikopterë, 450 tanke dhe rreth 1.450 automjete tjera të blinduara ruse.

Gjithashtu thuhet se janë shkatërruar 205 sisteme artilerie ruse, 72 sisteme raketash të shumëfishta dhe 43 sisteme të armëve anti-ajrore.

CNN i referohet kësaj deklarate të ushtrisë së Ukrainës, dhe raporton se nuk ka qenë në gjendje për t'i verifikuar këto pretendime, përderisa Rusia nuk ka dhënë ndonjë informacion për dëmet në radhët e saj.

Shifra më e fundit duket se është publikuar më 2 mars nga ushtria ruse ishte konfirmimi se 498 ushtarakë rus kishin vdekur që nga fillimi i fushatës.