Gjykata e Arbitrazhit Sporti lë në fuqi pezullimin e Rusisë nga garat
BKT
   Ukraina

Gjykata e Arbitrazhit Sporti lë në fuqi pezullimin e Rusisë nga garat

Ndalimi i skuadrave ruse të futbollit në garat e FIFA-s u miratua nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka njoftuar sot se ka lënë në fuqi ndalimin e skuadrat ruse të futbollit që të marrin pjesë në garat e FIFA-s, ndërkohë që gjykata do të vazhdojë ta shqyrtojë këtë rast.

Pas agresionit rus në Ukrainë, më 28 shkurt, ekipet dhe klubet kombëtare ruse të futbollit u pezulluan nga garat ndërkombëtare nga organi qeverisës global i futbollit FIFA dhe organi qeverisës i futbollit evropian UEFA.