Ukraina nuk heqë dorë nga anëtarësimi në BE
BKT
   Ukraina

Ukraina nuk heqë dorë nga anëtarësimi në BE

Autoritet në Ukrainë kanë përsëritur sot se përkundër agresionit rus, vendi nuk do ta braktisë  kërkesën për t`u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si kusht  për kompromis me Rusinë.

Andrii Sybiha, zëvendësshef i kabinetit të presidentit ukrainas, ka thënë se Ukraina refuzon heqjen dorë nga anëtarësimi si pjesë e një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës.

 “Do të jemi kategorik, kjo është absolutisht e papranueshme. Është zgjedhja jonë, aplikimi ynë për anëtarësim në BE është dorëzuar dhe tani po vihet në praktikë”, tha zëvendës shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Sybiha.

Më herët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se ka folur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke thënë se  brenda muajsh Ukraina pret të bëhet përparim në aplikimin e saj për t'u anëtarësuar në BE.