Putin akuzon Kievin për zvarritje të bisedimeve
BKT
   Ukraina

Putin akuzon Kievin për zvarritje të bisedimeve

Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi sot Kievin për vonesën e procesit të negociatave.

CNN raporton se gjatë një bisede telefonike me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Putin ka fajësuar Ukrainën për zvarritje e vonesa në procesin e  negociatave mes të dy palëve, që në dy raundet e fundit është mbajtur përmes video-linkut.

“U vu re se regjimi i Kievit po përpiqet në çdo mënyrë të mundshme të vonojë procesin e negociatave, duke paraqitur propozime gjithnjë e më joreale”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Putin ka thënë gjithashtu se pala ruse është e gatshme të vazhdojë kërkimin e zgjidhjeve në përputhje me qasjet e saj të njohura e parimore”.