Me karrocat e zbrazëta përkujtohen  fëmijët e vrarë në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Me karrocat e zbrazëta përkujtohen  fëmijët e vrarë në Ukrainë

Të paktën 109 fëmijë janë vrarë dhe  rreth 130 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Në qendrën historike të Lvivit, janë vendosur sot 109 karroca para  ndërtesës së bashkisë në sheshin Rynok, për të kujtuar fëmijët që janë vrarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Ukrainë ka njoftuar se të paktën 109 fëmijë janë vrarë dhe  rreth 130 të tjerë janë plagosur nga sulmet ruse duke shtuar se numri i viktimave  mund të jetë më i lartë për shkak të pamundësisë për të arritur në zonat ku po zhvillohen luftime.

Gjithashtu sipas një deklaratë të Zyrës së Prokurorit nga bombardimet janë dëmtuar 439 shkolla dhe 63  nga të cilat janë shkatërruar plotësisht.