14:41 / 18.03.2022
Konfirmohet vrasja e komandantit rajonal të forcave ajrore ruse në Ukrainë
Sipas Komisariatit Ushtarak Rajonal të cituar nga GTRK Kostroma, mes 5 të vrarëve është edhe komandanti i njësisë, kolonel Sergei Sukharev.
Konfirmohet vrasja e komandantit rajonal të forcave ajrore ruse në Ukrainë
Të paktën pesë ushtarakë rusë, përfshirë edhe komandantin e forcave ajrore rajonale, Sergei Sukharev, raportohet të jenë vrarë në një fushëbetejë në Ukrainë.
CNN citon një lajm të rrjeti shtetëror televiziv rus GTRK Kostroma që raporton se “gjatë operacionit në Ukrainë, 5 ushtarakët e Regjimentit Ajror të Gardës 331, dhanë jetën për sigurinë e Rusisë".























