Xi Jinping i thotë Biden se konfrontimi nuk është në interesin e askuj
BKT
   Ukraina

Xi Jinping i thotë Biden se konfrontimi nuk është në interesin e askuj

Diskutimi Biden-Jinping vjen në një moment kritik të luftës Rusi-Ukrainë pasi Rusia ka kërkuar ndihmën ushtarake kineze.


Presidenti amerikan, Joe Biden, ka diskutuar sot në një bisedë përmes video-linkut  me homologun e tij, kinez Xi Jinping, ku sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë në qendër të bisedës ishte menaxhimi i konkurrencës mes dy vendeve si dhe pushtimin rus i Ukrainës.

CNN citon mediat në Kinë citojnë presidentin, Xi Jinping t’i ketë thënë homologut amerikan se konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt.

“Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk mund të shkojnë në fazën e konfrontimit ushtarak. Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interes të askujt. Paqja dhe siguria janë thesaret më të çmuara të komunitetit ndërkombëtar,” citohet të ketë thënë Xi Jinping.

Diskutimi Biden-Jinping vjen në një moment kritik të luftës Rusi-Ukrainë dhe sipas zyrtarëve amerikanë, Kina po shqyrton nëse do t'i japë ndihmë ushtarake apo financiare Rusisë, një gjë mund të zbehë marrëdhëniet e saj me Perëndimin në dekadat e ardhshme.

Biden gjithashtu i ka thënë Xi Jinping anët negative të ndihmës në luftën e Rusisë, në kohën kur sipas zyrtarëve të inteligjencës amerikane është vërejtur një afrim i liderit rus Vladimir Putin dhe Xi Jinping.