Putin përshëndet “operacionin special” të Rusisë në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Putin përshëndet “operacionin special” të Rusisë në Ukrainë

Para mijëra njerëzve që valëvitnin flamujt rusë Putinin tha se po i jepte mbështetje operacionit në Ukrainë.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka përshëndetur atë që Rusia e quan operacionin e saj special në Ukrainë, duke u shfaqur në një tribunë  të një tubimi në stadiumin Luzhniki të Moskës.

Para mijëra njerëzve që valëvitnin flamujt rusë Putinin tha se po i jepte mbështetje operacionit në Ukrainë.

Rusia ka dërguar qindra, mijëra trupa në Ukrainë në një përpjekje për të mposhtur aftësitë ushtarake të fqinjit të saj jugor dhe për të përmbysur pushtetin e atyre që i quan nacionalistë të rrezikshëm dhe neonazistë.