Biseda Biden- Xi Jinping mesazh për Kremlinin
BKT
   Ukraina

Biseda Biden- Xi Jinping mesazh për Kremlinin

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka biseduar me homologun e tij amerikan, Joe Biden në lidhje me krizën në Ukrainë.

Takimi Biden –Jinping është vlerësuar se kaloi frikën e politikës së jashtme për rrezikun e një përplasje të hapur me Kinën, ndërsa përballet njëkohësisht me Rusinë.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, SHBA po bën një paralajmërim se kompanitë kineze do të paguanin një çmim serioz nëse qeveria e Pekinit, mbështet ushtarakisht veprimet e presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë.

Presidenti kinez citohet të ketë thënë se “kriza në Ukrainë është diçka që askush nuk e dëshiron. Këto ngjarje po na tregojnë edhe njëherë se marrëdhëniet midis shteteve nuk duhet të arrijnë deri në pikën e konfrontimit ushtarak”. 

CNN raporton se biseda Biden Xi Jinping Konflikti dhe konfrontimi nuk janë në interesin e askujt”, tha presidenti kinez, duke shtuar se “paqja dhe siguria janë thesaret më të mëdha, thesaret e komunitetit ndërkombëtar”.