16:09 / 18.03.2022
OKB thotë se të paktën 816 civilë janë vrarë deri më tani në Ukrainë
Sipas OKB-së shumica e civilëve u vranë nga armët e rënda ajrore dhe sistemet e raketave.
Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka njoftuar se është konfirmuar vrasja e të paktën 816 civilëve dhe plagosja e mbi 1,330 të tjerëve.
Sipas OKB-së shumica e viktimave civile u vranë nga armët e rënda ajrore dhe sistemet e raketave.
Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut ka thënë gjithashtu se numri i vërtetë i civilëve të vrarë mund të jetë shumë më i lartë, pasi OHCHR nuk ka qenë në gjendje të mbledhë informacion nga disa prej qyteteve më të goditura, përfshirë edhe Mariupolin.























